Asambleja Kushtetuese
Më 2 Dhjetor 1945, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet për në Asamblenë Kushtetuese. Në të, nuk u pranuan të merrnin pjesë organizatat e Legalitetit dhe Ballit Kombëtar dhe kjo u shfrytëzua nga diplomacia perëndimore, për ta përjashtuar Shqipërinë nga lista e vendeve që morën pjesë në Luftën Antifashistë. Një rol negativ, në këtë drejtim luajti edhe qeveria e Athinës, që u mundua ta shfrytëzojë gjendjen e krijuar për realizimin e qëllimeve të veta shoviniste, duke ruajtur gjëndjen e luftës me Shqipërinë, deri në ditët tona.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare