Në Gjirokastër, më 2 Korrik 1917, u lind gazetari dhe pedagogu Zihni Reso, pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare. Studimet e larta i filloi në Itali, por u diplomua pas çlirimit, në Universitetin e Tiranës. Themeloi dhe drejtoi shtypin për të vegjëlit, gazetën “Pioneri” dhe revistën “Fatosi”. Atij i përket nderi i themelimit dhe drejtimit të Katedrës së Gazetarisë, në Universitetin e Tiranës dhe dhënies së leksioneve të para, për gazetarinë në Universitetin e Prishtinës. Ka botuar shumë artikuj, studime dhe libra.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
17 Nëntor , Dita Ndërkombëtare e studentëve
-
17 Nëntor 375, vdiq Valentiani I, perandor i Perandorisë Romake me prejardhje ilire
-
17 Nëntor 1401, Senati Venedikas demaskon Gjergj Strazimirin
-
17 Nëntor 1912, patriotët shqiptarë ngrenë flamurin në Durrës
-
17 Nëntor 1930, lindi Marika Kallamata, artisja e mirënjohur shqiptare