Sot përkujtohet mësuesi atdhetar, Daut Boriçi. Pas diplomimit për pedagogji në Stamboll, u kthye në vendlindje dhe punoi mësues, inspektor arsimi dhe drejtor shkolle në Shkodër. Në arsim punoi edhe në Stamboll, por në kryeqytetin perandorak, ai e intensifikoi punën për çështjen kombëtare dhe çlirimin e atdheut të vet. Atje hartoi edhe abetaren me alfabetin arab dhe botoi librat “Alfabeti shqip” si dhe “Abetarja shqipe”. Penës së tij i përket edhe një fjalor frëngjisht-shqip, autobiografia dhe dy ditare. Mbylli sytë, më 2 Nëntor 1896.
Referencat:
Bibloteka dhe arkivat e QMKSH
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi