Nebi Sefa
Patrioti demokrat Nebi Sefa, u nda nga jeta, më 2 Nëntor 1942. U arsimua në Berat, Kostancë dhe Selanik. Pas kthimit në vendlindjen e tij, Lushnjë, u mësonte bashkëqytetarëve fshehurazi, shqipen. Ai përkrahu Kongresin e Manastirit dhe memorandumin e Kuvendit të Gërçes. Ditën e shpalljes së pavarsisë, ishte delagat në Vlorë, ndërsa në 1920, anëtar i komisionit për thirrjen e Kongresit të Lushnjes dhe përkrahës i qeverisë të Sulejman Delvinës, që doli nga ai forum dhe i qeverisë revolucionare të Nolit.
Referencat:
Bibloteka dhe arkiva e QMKSH
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”