Dom Lazër Shantoja
Kleriku dhe shkrimtari Dom Lazër Shantoja, u lind në Shkodër më 2 Shtator 1892. Studimet për teologji i filloi në Shkodër, dhe i përfundoi në Insburg të Austrisë. Një pjesë të jetës punoi dhe predikoi në Zvicër. Në Atdhe u kthye në vitin 1940. Pas çlirimit u arrestua dhe u dënua me vdekje. Trashëgimia letrare që ka lënë, e karakterizon si stilist të rrallë. Mjaft poezi i ka botuar në fletoret “Hylli i dritës”, “Leka”, dhe organe të tjera të kohës. Një tufë anektodash dhe proverbash popullore i ka botuar më 1919, në vëllimin me titull, “Për natë kazanesh”. Ka shqipëruar “Vilhelm Teli” dhe “Hermani dhe Dorotea” të Shilerit dhe “Faustin” e Gëtes.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës