Në qytetin e Elbasanit, më 20 Nëntor 1925, u lind pedagogu i shquar, psikologu, shkrimtari për fëmijë, akademiku Bedri Dedja. U diplomua në Universitetin e Moskës dhe pas kthimit në Atdhe dha leksione në Institutin Pedagogjik të Tiranës dhe Elbasanit. Drejtoi Institutin e Studimeve Pedagogjike dhe përgatiti breza të tërë studentësh në Universitetin e Tiranës. Ka lënë dhjetra vëllime me poezi, tregime, skica, novela, romane, studime letrare, tekste shkollore etj. Për veprimtarinë e tij të gjerë, iu dha titulli “Profesor”, u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave dhe u laurua me Çmimin e Shkallës së Parë të Republikës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate