Fill pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në Tiranë, u zhvillua gjyqi kundër një grupi të rinjsh, që ishin diplomuar në vendet e Europës Lindore. Ndërmjet tyre ishte edhe oficeri e poeti i ri Trifon Xhagjika, i cili, u dënua me vdekje. Lindi në Peshtan të Tepelenës, më 20 Prill 1932. Kreu Normalen e Elbasanit. Pas diplomimit shërbeu në repartet e artilerisë kundërajrore. Me korespondencë, ndoqi fakultetin e gjuhë-letërsisë. Në moshën 31 vjeçare, emërohet redaktor i teksteve ushtarake, në Ministrinë e Mbrojtjes. Më 1959, u botua vëllimi i tij i parë poetik “Gjurma”. Ai nuk pushoi së vargëzuari edhe në qeli, edhe gjatë proçesit gjyqësor. Shumë prej dorëshkrimeve të tij kanë humbur ose ruhen në dosjet e hetuesisë. Disa të tjera, janë mbledhur në vëllimin “Atdheu është lakuriq” që u botua në vitin 1994.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi