20 Qershor 1444, u zhvillua beteja e parë e ushtrisë shqiptare që komandohej nga Gjergj Kastrioti

Beteja e parë e ushtrisë shqiptare, e formuar pas Lidhjes së Lezhës, u zhvillua në Qershor të vitit 1444, në Dibrën e Poshtme, në fushën e Torviollit. Ushtria shqiptare, komandohej nga Gjergj Kastrioti, kurse ajo osmane, nga AIi Pasha, gjeneral i njohur turk. Skënderbeu fshehu në shpinë të armikut, 3000 kalorës të komanduar nga Gjon Muzaka e Hamza Kastrioti dhe la një rezervë të rëndësishme, të komanduar nga Vrana Konti. Brënda tre orëve, shqiptarët arritën ta rrethojnë dhe asgjesojnë ushtrinë e madhe osmane. Kjo fitore e pare, e rriti besimin e shqiptarëve dhe autoritetin e Skënderbeut, brënda dhe jashtë vendit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply