Sot përkujtohet inxhinier-agronom Lefter Pepo, i cili u nda nga jeta, më 20 Shkurt 1999. U lind në Korçë, në një familje intelektuale në vitin 1914. Arsimin fillor dhe të mesëm e mori në vendlindje. U diplomua në Fakultetin Agronomik të Lionit në Francë. Në Shqipëri punoi në Përmet, Vlorë, Gjirokastër dhe Pogradec. Në vitin 1941, mori pjesë në Kongresin e Bujqësisë Shqiptare. Pas çlirimit u emërua Ministër i Bujqësisë dhe të Pyjeve dhe punoi për kryerjen e Reformës Agrare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi