Françesko da Leçe
Albanologu Italian Françesko de Mario da Leçe, përfundoi më 20 Tetor 1715, studimin “Vërejtje gramatikore mbi gjuhën shqipe dhe mbi ortografinë e saj”. Një vit më vonë, vepra pa dritën e botimit. Me këtë vepër, ai hyri në gramatologjinë shqiptare si autor i gramatikës më të vjetër në gjuhën shqipe, madje si autor i gramatikës më të vjetër të gjuhëve ballkanike. Vepra e Françesko da Leçes, u kthye në libër tavoline, për shumë studiues të mëvonshëm të shqipes dhe Shqipërisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”