Shkrim nga Efthim Dodona
Gjeologu-mikropaleontolog, Profesor dhe Doktor i Shkencave, Efthim Dodona, është lindur në Drenovë të Korçës, më 20 Tetor 1936. Ka mbaruar Teknikumin e Naftës në Kuçovë dhe më pas, ka ndjekur studimet në Universitetin e Moskës dhe të Tiranës, në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave. Një jetë e ngjeshur me punë dhe studime; ka punuar si gjeolog në terren, por ka dhënë dhe leksione, duke përgatitur brezat e rinj të gjeologëve. Është autor dhe bashkautor i disa teksteve universitare, por dhe i shumë artikujve e librave studimore, për historinë dhe kulturën tonë të lashtë dhe origjinale, për Faik Konicën dhe figura të tjera të shquara të kombit tonë. Auditorët e Universitetit dhe Biblioteka Kombëtare, mbetën për të streha e dytë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës