21 Janar 1895, Harallamb Kristo Koçi organizon në Shën Petërburg mbrëmje shqiptare

Rilindasi ynë Harallamb Kristo Koçi, i mërguar më 21 Janar 1895, organizoi në Shën Petërburg, programin artistik “Mbrëmjë shqiptare” me pjesëmarrjen e artistëve më të shquar të teatrit perandorak si dhe të korit dhe trupës së baletit. Në pjesën e parë të programit, midis numërave të ndryshëm figuronin edhe “Këngë korçare”, disa balada dhe romanca të kompozuara nga vetë Harallamb Kristo Koçi, i cili pat mbaruar Universitetin dhe Konservatorin e Shën Petërburgut. Në pjesën e dytë të programit u dhanë valle e këngë shqipe të ekzekutuara nga kori perandorak dhe trupa e baletit të veshur me kostume shqiptare nën drejtimin e maestros shqiptar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare