21 Korrik 1915, lindi në Gjirokastër, mjeku Dhimitër Lito

Mjeku Dhimitër Lito, pioner i luftës kundër epidemisë së tuberkulozit në vendin tonë, u lind në Gjirokastër, më 21 Korrik 1915. Studimet mjekësore i nisi në Athinë dhe i përfundoi në Universitetin e Romës. Pas diplomimit, u kthye ne Atdhe dhe iu përkushtua mbrojtjes së shëndetit të popullit të vet. Gjatë kohës së luftës ndihmoi Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit, dha ndihmesën për ngritjen e Senatoriumit të Korçës, ku punoi si drejtor. Ai e ktheu atë, në një nga qëndrat më të rëndësishme të luftës kundër tuberkulozit. Edhe në Shkodër, u dërgua për ngritjen e Senatoriumit antituberkular, të cilin e drejtoi për tridhjet vjet me rradhë. Duke përgjithësuar përvojën e kësaj pune, ai mbrojti doktoraturën dhe fitoi titullin e profesorit. Edhe disa breza studentësh të Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës, e kujtojnë nivelin e lartë të leksioneve, mbi anatominë dhe fiziologjinë, që profesor Lito mbante para tyre.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply