Ekspozita e krijuesve figurativë “Dardanët”, u hap në Prishtinë, më 21 Maj 1997. Ekspozuan punimet e tyre në pikturë, grafikë, vizatim dhe kolazh, disa nga piktorët më në zë të Kosovës. Kështu, Engjëll Berisha, u prezantua me ciklin “Medalionët e Prizrenit”, Nebil Muriqi me ciklin “Pelazgët”, Hysni Krasniqi, me ciklin “Trinat”, Mustafa Ferizi me ciklin, “Përfytyrimet ilirike”, Gani Gashi, me ciklin “Gjurmët e lashtësisë”, dhe Shkëlzen Zhubi, me ciklin “Jehona Dardane”. Kritika dhe shtypi e cilësoi ekspozitën, si vijim të identitetit etnik, historik e kulturor. Me këtë rast, u organizua dhe debati “Trajtimi i identitetit historik, kulturor, mitologjik si shprehje e qënies sonë kombëtare”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi