Ymer Dishnica, mjek dhe personalitet politik shtetëror shqiptar u lind në Dishnicë të Korçës, më 21 Shkurt 1912. Filloren dhe të mesmeni mbaroi në vendlindje, kurse Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Universitetin e Lionit. Që në Liceun e Korçës, u lidh me lëvizjen komuniste dhe gjatë viteve studentore mori pjesë në të gjithë veprimtaritë, që organizonte Partia Komuniste Franceze, Federata Ndërkombëtare e Studentëve dhe Organizata e Çlirimit Nacional Shqiptar. Pas kthimit në Shqipëri hidhet në legalitet dhe militon në rradhët e Partisë Komuniste Shqiptare. Në Pezë dhe në Labinot u zgjodh anëtar i Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në mbledhjen e Mukjes, Ymer Dishnica dhe Mustafa Gjinishi, përkrahën çështjen e bashkimit kombëtar në luftë kundër pushtuesve dhe krijimin e pas luftës të një shteti pluralist. Ky qëndrim shënoi dhe rënien e tij si figurë politike. Megjithatë në Kongresin e Përmetit dhe në Berat ai u emërua Ministëri i parë i Shëndetësisë në Shqipëri. Duke filluar nga viti 1949 ai i përkushtohet profesionit të tij duke punuar si mjek në Tiranë dhe Berat.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër