Pas deklaratave që bëri Sekretari i Shteteve të Bashkuara dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, për njohjen e luftës antifashiste të popullit shqiptar dhe pavarësinë e Shqipërisë, më 22 Dhjetor 1942, një deklaratë të tillë bëri edhe Komisari i Popullit për Punët e Jashtme të Bashkimit Sovjetik. Kjo deklaratë, u bë pas konsultimeve që kryen tre fuqitë e mëdha aletate të koalicionit të madh antifashist, prandaj ato kanë rëndësi të madhe historike dhe juridike, dhe mund të krahasohen me vendimet e Konferencës së Londrës mbi Shqipërinë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Shkurt 1925, francezi Aleksandër Kole pikturon shqiptarët
-
23 Shkurt 1843, referat i prof. Franc Bopi në Akademinë e Shkencave të Berlinit; shqipja është një gjuhë indoevropiane
-
23 Shkurt 1848, u botua nga De Rada gazeta “L’albaneze d’Italia”
-
23 Shkurt 1921, u lind albanologu i shquar Italian Xhovani Batista Pelegrini
-
23 Shkurt 1923, lindi kompozitorja Dhora Leka