22 Gusht 1909, Faik Konica emërohet në krye të gazetës ‘Dielli’

Më 22 Gusht 1909, në krye të gazetës “Dielli”, që botohej nga mërgimtarët tanë në Boston të SHBA, u emërua Faik Konica, një nga dekanët e gazetarisë dhe të kulturës sonë kombëtare. Ai themeloi dhe drejtoi revistën “Albania” dhe “Albania e vogël”. Në vitin 1900, botoi “Kalendari i maleve”, më pas, drejtoi gazeta të tilla si, “Flamuri”, “Shqipëria dhe shqiptarët”, “Trumbeta e Krujës”, “Kushtrimi i Krujës”, etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply