Më 22 Prill 1913, forcat osmane braktisin kështjellën e Rozafës në Shkodër, që ishte dhe fortesa e tyre e fundit në Ballkan. Kështjella mbeti në duart e Esat Pashë Toptanit. Për të siguruar përkrahjen e malazezëve dhe Fuqive të Mëdha, që përfaqësoheshin në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit, në realizimin e planeve të tij ambicioze për pushtet, më 22 Prill 1913, ai nënshkroi marrëveshjen e kapitullimit dhe ia dorëzoi Rozafën, malazezëve.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Shkurt 1925, francezi Aleksandër Kole pikturon shqiptarët
-
23 Shkurt 1843, referat i prof. Franc Bopi në Akademinë e Shkencave të Berlinit; shqipja është një gjuhë indoevropiane
-
23 Shkurt 1848, u botua nga De Rada gazeta “L’albaneze d’Italia”
-
23 Shkurt 1921, u lind albanologu i shquar Italian Xhovani Batista Pelegrini
-
23 Shkurt 1923, lindi kompozitorja Dhora Leka