22 Qershor 1900, përfundoi Regjistri i Esnafëve të Argjendarëve

Më 22 Qershor 1900, përfundoi Regjistri i Esnafëve të Argjendarëve. Ky është regjistri më i vjetër dhe më me vlerë, që njihet gjer më sot në vendin tonë dhe në Ballkan; përfshin periudhën e viteve 1662-1900, pra, ai përmban të dhëna dhe dokumente të gati dy shekujve e gjysëm më parë. Dihet se argjendaria, lulëzoi në disa qëndra të njohura të Shqipërisë, si në Berat, Shkodër, Elbasan, Prizren, Voskopojë, etj. Në to, kishte me qindra punishte argjendarësh. Punimet e tyre që ishin të një niveli të lartë artistik, kërkoheshin edhe në tregjet e jashtme si në vendet ballkanike, ato europiane, Persi, Egjipt e Tunizi. Mjeshtrat shqiptarë, shquheshin për prodhimin e stolive për burra e gra, të armëve të zbukuruara, etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply