Lufta e Tre Heronjve të Shkodrës, u zhvillua më 22 Qershor 1942. Rreth 600 milicë e karabinierë, rrethuan në rrugën Firej të Shkodrës, Tre Heronj antifashistë: Perlat Rexhepin, Branko Kadinë dhe Jordan Misjen. Ata kishin vetëm tre revolverë, 1 pushkë dhe 10 bomba dhe përballuan për 4 orë armikun e armatosur deri në dhëmbë. Edhe kur shtëpia u ndez flakë, ata vazhduan betejën deri në frymën e fundit. Shkrimlari dhe bashkëluftëtari shkodran, Kol Jakova, që atë ditë, thuri këngën “Tre Heronjtë e Shkodrës”, që këndohet edhe sot.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Janar 1913, lindi patrioti arbëresh Domenik Mauri
-
13 Janar 1871, lindi Mihal Grameno
-
13 Janar 1897, u botua në Sofje almanaku i parë shqiptar “Dritrrëfenjësi shqip”
-
13 Janar 1920, anglezi Tomas Uinkop botoi dramën “Skënderbeu ose dashuria për liri”
-
13 Janar 1934, u shua gjinekologu i parë shqiptar, Sotir Bilbili