23 Gusht 1848, doli numëri i parë i gazetës “Shqiptari i Italisë”, në Napoli të Italisë

Në Napoli të Italisë, më 23 Gusht 1848, doli numëri i parë i gazetës “Shqiptari i Italisë”, (L’Albaneze d’Italia) që botohej dhe drejtohej nga rilindasi ynë i madh Jeronim de Rada. Ajo njihet si gazeta e parë në shtypin shqiptar. Fletorja politike, shoqërore dhe letrare, dilte në gjuhën italiane dhe arbëreshe. Për herë të parë, ajo botoi edhe pjesë nga poema e Françesk Anton Santorit, “Kengët e Serafina Topisë”. Parashtroi kërkesën për njohjen e të drejtave të arbereshëve, për gjuhën dhe shkollen shqipe.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply