Në Korçë, më 23 Gusht 1937, u zhvillua ceremonia e fillimit të punimeve për ndërtimin e godinës së Laboratorit Bakteriologjik. Godina ngrihej me shpenzimet që la bamirësi Gago Avramudhi, që prej vitesh jetonte në Kajro. Me 1000 lirat angleze të lëna prej tij, u blenë dhe pajisjet e laboratorit, që i shërbeu gjithë bashkatdhetarëve të të ndjerit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare