Në mbledhjen e Mesaplikut, që u mbajt më 23 Mars 1920, çeta e Bashajt, zgjodhi si komandant të vet luftëtarin trim Zigur Lelo. Ata e kishin djalin dhe prijsin e tyre, që në betejat kundër shovinistëve grekë në vitin 1914. Atëhere, ai ishte plagosur dhe mezi shpëtoi nga thonjtë e vdekjes. Tani kishte ardhur rradha të luftonin me italianët të cilët kishin pushtuar Sazanin, Vlorën dhe Bregdetin. Nën udhëhegjen e tij, bashjotët sulmuan garnizonin Italian në Kotë, ku u vra edhe komandanti i tyre. Vite më vonë, kur këmishëzinjtë e Duçes pushtuan sërish Shqipërinë, trimat e fshatit Bashaj, rrëmbyen sërish armët dhe dolën malit për liri. Ata krijuan çetën e tyre partizane dhe e ringjallën heroin e Vlorës Zigur Lelon, duke e pagëzuar atë me emrin e tij. Heroizmit të tij i thurën këngë dhe mbas çlirimit të vendit, ai meritoi dhe titullin e lartë “Hero i popullit”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate