Kinematografia shqiptare, sot kremton përvjetorin e lindjes së, “Artistit të Popullit” Viktor Gjika, operator, regjizor dhe skenarist i shquar. U lind në Trebickë të Korçës, më 23 Qershor 1937. U diplomua në Moskë, si kinooperator. Karrjerën artistike e filloi me filmin “Debatiku” dhe “Detyrë e posaçme”; ka xhiruar dhe një seri dokumentarësh. Puna e tij e pavarur, si operator dhe regjizor, ishte filmi dokumentar, kushtuar ndërtimit të hidrocentralit të Bistricës, që u nderua me çmim të Republikës, kurse puna e parë regjizoriale, në filmin artistik, ishte “Komisari i Dritës”. Këto ishin hapat e para, që u pasuan me shumë filma dokumentarë dhe artistikë, disa prej të cilave janë nderuar me çmime të festivaleve dhe çmime të Republikës. Viktor Gjika, është autor i disa skenarëve dhe është shquar edhe si kritik arti. Gjatë viteve 1984-1991, ai ka drejtuar kinostudion “Shqipëria e Re”, që ishte e vetmja qëndër kinematografie në vendin tonë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 Dhjetor 1876, kryengritje e veriut për një Principatë Shqiptare Autonome
-
27 Dhjetor 1918, Kongresi i Durrësit krijoi pleqësinë
-
27 Dhjetor 1923, përfunduan zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese
-
27 Dhjetor 1924, represion qeveritar pas shtypjes së revolucionit
-
27 Dhjetor 1932, hyri në fuqi Konventa e Bashkimit Ndërkombëtar të ndihmave