Piktori francez Aleksandër Kole , në vitin 1925, ilustroi me litografi poemat e Bajronit të cilat u botuan në Londër. Disa nga këto litografi, ku figurojnë shqiptarët të veshur me kostume kombëtare u ekspozuan në galerinë “Lebren”, në Paris më 1862. Veprat e A.Kole me temë shqiptare patën jehonë ne publik për origjinalitetin e tyre. Piktori francez nuk ka qënë në Shqipëri, por është njohur me kostumet shqiptare në Paris nga koleksionisti Robert Ogyst, ku u mbështetën edhe disa piktorë të tjerë romantikë që kanë ngritur Shqipërinë dhe shqiptarët në krijimtarinë e tyre.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Shkurt 1843, referat i prof. Franc Bopi në Akademinë e Shkencave të Berlinit; shqipja është një gjuhë indoevropiane
-
23 Shkurt 1848, u botua nga De Rada gazeta “L’albaneze d’Italia”
-
23 Shkurt 1921, u lind albanologu i shquar Italian Xhovani Batista Pelegrini
-
23 Shkurt 1923, lindi kompozitorja Dhora Leka
-
23 Shkurt 1923, Shqipëria dha me konçesion tek të huajt për 25 vjet, çifligjet nga Shkumbini deri në Vlorë