Dramaturgu francez Pjer Orgyst Bomarshe, autor i komedive “Berberi i Seviljes” dhe “Martesa e Figaros”, të cilat kanë ardhur në shqip nga Klio Evangjeli dhe botuar në vitin 1973, lindi më 24 Janar 1732. Artdashësit shqiptarë kanë ndjekur në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë edhe operat që Mozarti në vitin 1786 dhe Rosini në vitin 1816 kompozuan duke u mbështetur mbi subjektin e këtyre komedive.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Shkurt 1925, francezi Aleksandër Kole pikturon shqiptarët
-
23 Shkurt 1843, referat i prof. Franc Bopi në Akademinë e Shkencave të Berlinit; shqipja është një gjuhë indoevropiane
-
23 Shkurt 1848, u botua nga De Rada gazeta “L’albaneze d’Italia”
-
23 Shkurt 1921, u lind albanologu i shquar Italian Xhovani Batista Pelegrini
-
23 Shkurt 1923, lindi kompozitorja Dhora Leka