Qeveria e Përkohëshme e Durrësit më 24 Janar 1919, shpalli programin e saj që përbëhej nga dy pika kryesore. Së pari, “mbajtja e rendit e qetësisë dhe organizimi i degëve të administratës brenda vendit”. Së dyti, “mbrojtja jashtë shtetit e pavarësisë dhe tërësisë tokësore të Shqipërisë dhe të drejtave sovrane të popullit shqiptar brenda kufijve etnik”. Programi mbante firmat e Kryeministrit Turhan Pashë Përmetit, Zv Kryeministrit Bib Doda, dhe të Ministrave Fejzi Alizoti, Sami Vrioni, Mehdi Frashëri, Luigj Gurakuqi, Petro Poga, Mustafa Kruja, Luigj Bumçi, Mufit Libohova dhe Mehmet Konica.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi