Më 24 Janar 1949, në një familje mërgimtarësh shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u lind Gjon Belushi, artist i shquar i Hollivudit. Luajti rolet kryesore në disa filma komikë, duke u bërë i njohur dhe i dashur për shikuesin amerikan. Karrierën artistike Gjon Belushi e nisi si portier kinemaje dhe brenda një kohe të shkurtër u kthye në një yll që u fut hareshëm në shtëpitë e amerikanëve. Ai nëpërmjet mikrofonit dhe ekranit bëri Amerikën të qajë dhe të qeshë. Ai shkëlqeu me punën e tij duke nderuar emrin e vet dhe të atdheut të tij, Shqipërisë. Vdiq i ri në moshën 33 vjeçare, por rrugën e tij po e vazhdon i vëllai, Xhejms Belushi.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Janar 1899, u mbajt “Kuvendi i Pejës”; të kundërshtohet me armë copëtimi i trojeve shqiptare
-
23 Janar 1894, lindi Rosalino Petrota, historian e publicist Arbëresh
-
23 Janar 1900, u hap në Rumani shkollë nate për mësimin e gjuhës shqipe
-
23 Janar 1909, u shua Halit Bërzeshta, patriot i lëvizjes kombëtare
-
23 Janar 1916, u vra Isa Boletini