Sulejman Harri, është një nga intelektualët e parë të diplomuar në Austri, që doli në mikrofonin e Radio-Tiranës, që në transmetimet e para të saj. Ai lindi në Elbasan, më 24 Mars 1900. Mbaroi Universitetin e Kremsit për pedagogji e psikologji. Në Atdhe ushtroi profesionin e tij, në Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Tiranë, duke edukuar breza të tërë shqiptarësh. Por ai shquhet për nismën e madhe që mësuesit e fshatrave dhe të qyteteve, krahas punës së tyre të përditshme, të grumbullonin fakte dhe materiale mbi historinë dhe kulturën e vendit tonë. Kështu u përpilua dhe doli në dritë almanaku “Atdheu ynë”, i cili përmban të dhëna historike, arkeologjike, etnografike, folkloristike, gjeografike, dialektologjike, demografike, etj. Sulejman Harri vazhdon punën e tij edhe në vitet pas çlirimit. Por më 1947, u arrestua. Lirohet në nëntor të vitit 1956 dhe nuk i njihet e drejta e mësimdhënies.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Janar 1899, u mbajt “Kuvendi i Pejës”; të kundërshtohet me armë copëtimi i trojeve shqiptare
-
23 Janar 1894, lindi Rosalino Petrota, historian e publicist Arbëresh
-
23 Janar 1900, u hap në Rumani shkollë nate për mësimin e gjuhës shqipe
-
23 Janar 1909, u shua Halit Bërzeshta, patriot i lëvizjes kombëtare
-
23 Janar 1916, u vra Isa Boletini