Më 25 Gusht 1878, i dërguari i Stambollit Mehmet Ali pash Maxhari, zhvilloi bisedime me krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për t’i bindur të lëshonin Plavën dhe Gucinë, që sipas vendimeve të Kongresit të Berlinit, duhej t’i kalonin Malit të Zi. Lidhja jo vetëm që nuk pranoi, por i kërkoi pashait turk të largohej menjëherë nga Gjakova. Pas refuzimit, ai u gjend i rrethuar nga 4500 malësorë gjakovarë, në kullën ku ishte strehuar marshalli turk. U zhvilluan luftime të përgjakshme e të gjata, ku pati mjaft të vrarë, ndër të cilët edhe vetë Mehmet Pashë Maxhari.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare