Më 25 Janar të vitit 1710 u lind Pal Parrinoja, një ndër albanologët e parë arbëreshë, rektor i Seminarit Shqiptar të Palermos. Studioi historinë e Shqipërisë nga lashtësia, doket e zakonet e Shqiptarëve. Argumentoi se shqiptarët dallohen qartë prej grekëve dhe sllavëve dhe se ata janë pasardhës të ilirëve. Pati në dorë parathënien e “Mesharit” të Gjon Buzukut. Vepra e tij prej rreth 600 faqesh mbeti dorëshkrim. Pal Parrinoja ndërroi jetë në moshën 55 vjeçare në vitin 1765.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”