Poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, u lind në Frashër të Përmetit, më 25 Maj 1846. Pasi përfundoi gjimnazin “Zosimea” të Janinës, jetoi për 10 vjet në Shqipëri, herë me pushime shëndetësore dhe herë si nënpunës finance në Janinë, Sarandë e Berat. Në të njëjtën kohë, merrej edhe me veprimtari patriotike dhe kulturore: ka qënë veprimtar Komitetit të Stambollit dhe një vit më vonë, i Shoqërisë së Shkronjëzave Shqipe. Si poet dhe shkrimtar, u bë i njohur me vjershën patriotike “Shqipëria”, që u shpërnda nga “Shoqëria e Stambollit”, midis patriotëve shqiptarë brenda e jashtë vendit. Vjershat dhe shkrimet e para, Naimi i botoi në revistën “Drita” dhe “Dituria”. Më 1886, katër tekste me karakter mësimor, u botuan prej shoqërisë patriotike të Bukureshtit. Në Bukuresht, u botua edhe “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”, shkruar në greqisht si dhe poema “Bagëti e bujqësi”, që është ndër veprat më popullore të tij. Në trashigiminë krijuese të Naim Frashërit, hyjnë edhe “Historia e Shqipërisë”, një tekst që synonte jo vetëm ti jepte brezit të ri njohuritë më të nevojshme për atdheun e tyre, por edhe të ngjallte dashurinë për vendlindjen. Këtë qëllim, ndjek edhe poema epike “Historia e Skënderbeut”, si dhe përmbledhja e një tufe vjershash lirike, me titull “Lulet e verës”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Janar 1899, u mbajt “Kuvendi i Pejës”; të kundërshtohet me armë copëtimi i trojeve shqiptare
-
23 Janar 1894, lindi Rosalino Petrota, historian e publicist Arbëresh
-
23 Janar 1900, u hap në Rumani shkollë nate për mësimin e gjuhës shqipe
-
23 Janar 1909, u shua Halit Bërzeshta, patriot i lëvizjes kombëtare
-
23 Janar 1916, u vra Isa Boletini