Më 25 Maj 1995, u nda nga bota e letrave shkrimtari dhe publicisti Azem Shkreli. U lind në Shkrel të Rugovës më 1938. Mbaroi Normalen e Prishtinës dhe Fakultetin Filozofik. Karrierën e filloi në gazetën Rilindja. Më pas u emërua drejtor i Teatrit Popullor, drejtor i Kosova-Film, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të ish Jugosllavisë. Vjershën e parë e botoi më 1952, në revistën “Pionieri”. Më pas, në shtypin e Kosovës dhe të Shqipërisë gjen dhjetra vjersha, tregime, novela e shkrime të tjera.Vëllimin e parë me vjersha “Bulëzat”, e botoi më 1960. Ai u pasua nga “Karvani i bardhë” (1961), “Engjëjt e rrugëve” (1963), “Sytë e Evës” (1965), “Fosilet” (1968). “E di një fjalë prej guri” 1969), “Nga bibla e heshtjes” dhe “Vjersha” (1977), “Pagëzimi i fjalës” (1981), “Varri i qyqes” (1983), “Kënga e hudinit” (1986), “Nata e papagajve” (1990), “Lirika me shi” (1996), “Zoti nuk është shqiptar” (1997), “Karvani i bardhë”, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
Sandër Lleshi dekretohet Ministër i Brëndshëm.
-
16 Nëntor 1990 rihapet Xhamia e Plumbit në Shkoder
-
2000 – Bill Clinton është presidenti i parë amerikan i cili vizitoi Vietnamin që nga Lufta e Vietnamit
-
16 nentor 1996 Nënë Tereza pranon çmimin qytetare e nderit e Shteteve të Bashkuara
-
16 Nëntor 1759, delegacion himarjot për perandoreshën e Rusisë