Punimi i parë i ikonografit shqiptar Joan Çetiri apo Joan Katros, mban datën 25 Mars të vitit 1792. Ai i përket familjes së piktorëve të afreskeve dhe ikonave, që kanë punuar kryesisht në Myzeqe dhe në Shqipërinë e mesme me prejardhje nga Grabova e Elbasanit. Së bashku me të vëllanë, Gjergjin, kanë pikturuar kishën e Shën Mitrit në Mezhan të Myzeqesë, muret e kishës së Shën Kollit në Vanaj të Fierit, ikonat e katedrales në kalanë e Beratit. Pikturat e tij shquhen për frymën popullore, karakterin krahinor të veshjeve me ornamente të frymëzuara nga zonat myzeqare. Kishat e zbukuruara nga peneli i Joanit dhe pinjollëve të tjerë të familjes së talentuar, janë shpallur të gjitha monumente kulture, sepse ruajnë vlera të mëdha shpirtërore dhe artistike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi