Më 25 Tetor 1915 u lind poeti dhe prozatori Veli Stafa, i njohur me pseudonimin Platonicus. Filloi të shkruajë dhe të botojë që në moshën 18 vjeçare. Disa nga vargjet, tregimet dhe portretet letrare, i ndeshim në faqet e shtypit demokratik te kohës dhe sidomos te revista “Bota e re” e Korçës. Vdiq pa mbushur 24 vjeç. Krijimet kryesore të tij, u mblodhën dhe u botuan me 1982, në vëllimin me titull “Vepra letrare”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi