26 Gusht 1999, diskutohet për here të pare nevoja e një abetare unike në trojet etnike shqiptare

Në takimin e delegacionit arsimor të Kosovës, të kryesuar nga Hajrulla Koliqi, në Ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, më 26 Gusht 1999, për herë të parë u shtrua dhe u diskutua, për përpilimin dhe të një abetare unike, që do të shërbejë si në Shqipëri, Kosovë, në trojet e tjera etnike dhe në disaporë. Palët ranë dakort gjithashtu, për hartimin e një legjislacioni arsimor, të standarteve perëndimore dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e mësimdhënies. Shqipëria shprehu gadishmërinë për ndihmë dhe bashkëpunim, për zhvillimin e gjuhës së unifikuar letrare shqipe.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply