Më 26 Janar 1958, në Tiranë u lind Sokol Xhahysa, piktor dhe regjisor i kinematografisë shqiptare. U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe duke filluar nga viti 1982, filloi punën në Kinostudion ‘Shqipëria e Re” si piktor në repartin e filmit vizatimor. Më pas krahas penelit, u mor edhe me regjizurën e filmave multiplikativë. Krijimtarisë së tij regjizoriale i përkasin disa filma vizatimorë si “Djali dhe peneli”, “Një ndodhi në stan”, “Robinsoni dhe shpëtimtarët”, “Arbitri, arbitri”. Shumë sukses pati “Robinsoni dhe shpëtimtarët” dhe artisti e trajtoi në tre seri. Në vitin 1991 Sokol Xhahysa emigroi në Zvicër, ku vazhdon krijimtarinë e tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate