Më 26 Korrik 1920, u zhvillua lufta e Koplikut, kundër ndërhyrjes ushtarake jugosIlave në krahinën e Shkodrës, që synonte të shkëpuste pjesë të tjera të trojeve shqiptare dhe të detyronte Qeverinë e Tiranës t’i bindej diktatit të Beogradit. Forcat jugosllave pushtuan disa zona në Malësinë e Shkodrës dhe arritën në Koplik. Por nga goditjet e shqiptarëve, u detyruan të tërhiqen në kufirin e vitit 1913. Në gusht, shpërthyen një sulm të ri dhe pushtuan Kelmendin, Kastratin, Shkrelin dhe Koplikun. Për të përballuar agresionin e ri, u mblodhën rreth 3500 shqiptarë të armatosur nga Shkodra dhe rrethe të tjera. Përballë luftës së tyre dhe izolimit në arenën ndërkombëtare, agresorët serbë, u detyruan të tërhiqen dhe të Iirojnë Malësinë e Shkodrës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi