Në një familje ikonografësh, më 26 Maj 1913, u lind piktorja e parë shqiptare Androniqi Zengo-Antoniu. Talentin dhe mësimet e para për pikturë, i trashëgoi nga i ati Vangjel Zengo dhe u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura të Athinës. Veprimtarinë artistike e filloi si ikonografe, duke zbukuruar kishat e rrethit të Korçës dhe Devollit dhe e vazhdoi, duke ndjekur metodën e impresionizmit dhe realizmit, duke u shquar në gjininë e portretit dhe te pejsazhit. Pas diplomimit dhe gjatë gjithë jetës së saj, dha mësime vizatimi dhe në kohën e lirë pikturonte. Shtatë dekada më parë, ajo hapi ekspozitën e parë vetiake, që përbënte një ngjarje të jashtëzakonshme për artin tonë. Gjatë jetës së saj hapi dhe 3 ekspozita të tjera vetiake dhe mori pjesë, në shumë ekspozita kolektive. Androniqi është e para piktore shqiptare, që mori pjesë me 15 vepra në ekspozitën ndërkombëtare të New York, në vitin 1939 dhe në konkursin ndërkombëtar të Barit, ku u vlerësua me çmim të tretë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër