Më 26 Qershor 1880, ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Stamboll, i paraqitën Portës kërkesën, që t’i lëshonte Malit të Zi, në vend të Plavës dhe Gucisë, qytetin e Ulqinit dhe rrethin e tij. Kësaj manovre i bashkëngjitet edhe një projekt, për dhënien e autonomisë Shkodrës dhe Malësisë së saj. Manovra tjetër diplomatike, filloi të luhet me kryekonsujt anglez dhe austrohungarez në Shkodër. Të udhëzuar nga qëndrat e tyre, ato dolën me projektin për dhënien e autonomisë Shkodrës dhe Malësisë së saj. Më 26 Qershor 1880, projekti iu bashkëngjit notës të Fuqive të Mëdha dhe iu dorëzua Portës, në Stamboll.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
17 Nëntor , Dita Ndërkombëtare e studentëve
-
17 Nëntor 375, vdiq Valentiani I, perandor i Perandorisë Romake me prejardhje ilire
-
17 Nëntor 1401, Senati Venedikas demaskon Gjergj Strazimirin
-
17 Nëntor 1912, patriotët shqiptarë ngrenë flamurin në Durrës
-
17 Nëntor 1930, lindi Marika Kallamata, artisja e mirënjohur shqiptare