Në auditorin shqiptar krijimtaria e Viktor Hygoit, i cili u lind më 26 Shkurt 1802, për herë të parë është prezantuar në 1931, nga Muharrem Pirdoni me përkthimin e një përmbledhjeje të romanit “Të mjerët”. Shqipërues të tjerë të njohur si Sotir Caci, Lasgush Poradeci, Misto Treska, Bujar Deka, Milto Sotir Gura, Enver Fico, etj. kanë sjellë në shqip 25 vëllime të Hygoit, që janë botuar dhe ribotuar në Tiranë dhe në Prishtinë. Ndërmjet tyre disa nga kryeveprat e shkrimtarit si romanet “Njeriu që qesh”, “Të mjerët”, “Viti nëntëdhjetë e tre” etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi