Kol Kamsi
Në Shkodër, më 26 Shtator 1886, u lind pedagogu dhe studiuesi i shquar Kol Kamsi. Shkollën pedagogjike e ndoqi në kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën Mitër Korona. Që nga vitit 1907, e derisa vdiq edukoi breza të tërë nxënësish në Vlorë, Shkodër dhe Tiranë. Ishte ndër pedagogët ë parë të Institutit Pedagogjik të Shkodrës. Krahas veprimtarisë pedagogjike, Kol Kamsi ka dhënë ndihmesë të vyer në lëvrimin e shumë shkencave dhe ka lënë një varg veprash, në radhë të parë tekste mësimore, që e bëjnë atë të pavdekshëm.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare