Viti 1462, ka qënë vit i ngjarjeve të shumta në epopenë e popullit shqiptar. Sapo u kthye fitimtar nga ekspedita, që ndërmori në Itali, në ndihmë të aleatit të vet, Mbretit të Napolit, Gjergj Kastriotit, iu desh të përballonte tri ekspedita, të dërguara njëra pas tjetrës nga Sulltani, të cilat përfunduan me disfatë të plotë për armikun. E fundit prej tyre, u zhvillua më 27 Gusht 1462, në Livadit, pranë Ohrit. Ushtria osmane e komanduar nga Karanxha beu, përgjohej nga zbulimi shqiptar. Skëndërbeu përcaktoi me kohë drejtimin e ardhjes së saj dhe organizoi shumë prita, për të shpartalluar pararojën e kundërshtarit. Osmanët u detyruan të ndryshojnë drejtimin e marshimit dhe u vendosën në kamp lufte në Livadit. Forcat shqiptare, që i ndiqnin i goditën në befasi. Vetëm shiu i furishëm, i shpëtoi pushtuesit nga shpartallimi i plotë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
26 Nëntor 1272, korrupsion i francezëve në Durrës
-
26 Nëntor 1880, shkëputet nga trungu shqiptar qyteti i Ulqinit
-
26 Nëntor 1898, shqiptarët i kërkojnë Sulltanit hapjen e kurseve të gjuhës shqipe
-
26 Nëntor 1912, ngrihet Flamuri i Pavarësisë në Tiranë
-
26 Nëntor 1929, miratohet Rregullorja e Administratës së Qarqeve për pyjet e kullotat