Pas një rezistence të vendosur, ushtritë turke pushtuan, më 27 Korrik 1478, qytetin e lashtë shqiptar Drishtin. Ai përjetoi pushtimin romak e bizantin, kaloi nën vartësinë e shtetit serb, u përfshi në principatën e Balshajve dhe më 1396, i kaloi Venedikut. Në vitin 1448, në Drisht Skëndërbeu kori fitoren përfundimtare mbi venedikasit, duke i detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e paqes. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit turqit e rrethuan Drishtin me 1478 dhe, pas pushtimit therën të gjithë banorët që kishin mbetur gjallë dhe e kthyen qytetin në gërmadhe. Edhe sot ruhen gërmadhat e keshfiellës së dikurshme, ruhinat e ndërtesave administrative për të dëshmuar si u shkel dhe u shkatërrua nga themelet, një qytetërim i tëre, një shtet që ecte dhe zhvillohej krahas sivëllezërve të tij ballkanik dhe europianë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Prill 1785, marrëveshje e Bushatllinjve të Shkodrës me krerët e Dalmacisë
-
19 Prill 1923, lindi në Tiranë piktorja Vera Blloshmi
-
19 Prill 1938, u përfundua me Jugosllavinë “Konventa mbi lundrimin ajror”
-
19 Prill 1956, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Egjiptit
-
19 Prill 1982 u nda nga jeta pedagogu dhe publicisti Izet Bebeziqi