Revista rumune, “Arta si frumosul”, më 27 Prill 1916, botoi gjashtë pamje të një monumenti të rëndësishëm arkitektonik “Avantul Tarili”, të projektuar nga arkitekti shqiptar Kristo Sotiri, në Kostancë të Rumanisë. Po atje bashkëatdhetari ynë i njohur, ka projektuar një kompleks banjash, një faltore dhe katër blloqe banimi. Veprimtaria e këtij arkitekti, shtrihet edhe në vende të tjera. Kështu në Kajro, ai ka projektuar një bankë; ka kryer punime të rëndësishme aranzhimi në Itali dhe në Greqi. Në Itali, ai ka projektuar stabilimentin e banjave dhe disa vila në Lido, ka kryer restaurimin e kishës Santa Maria della Salute dhe San Giuseppe në Venecia, në pallatet Del Kupole dhe Delle Cornice, në godinën e një kinoteatri në Xhenova, etj. Në Shqipëri, Kristo Sotiri, ka lënë projekte të shumë ndërtesave dhe veprave të tjera arkitektonike në Durrës, Tiranë, Gjirokastër, Krujë, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi