Poeti i madh amerikan Henri Uadsford Longfelou, i cili ka lindur, më 27 Shkurt 1807, ka hyrë në bibliotekat dhe shtëpitë shqiptare, që më 1916, kur Fan Noli përktheu dhe botoi në Boston të Shteteve të Bashkuara poemën “Skënderbeu”. 7 vite më pas Parashqevi Qiriazi pruri në shqip rrëfenjën “Evangjelia” që u botua në vitin 1923. Skënder Luarasi u dha lexuesve shqiptarë kryeveprën e poetit amerikan “Kënga e Hajevathës”. Për ne shqiptarët, interes të veçantë paraqet poema kushtuar Heroit tonë Kombëtar, e cila është përkthyer prej Fan Nolit dhe botuar e ribotuar disa herë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës