Studjuesi i shquar i kulturës dhe artit tonë mesjetar, Theofan Popa, ka sjellë në shqip mbishkrimin mbi portën jugore të kishës së Shën Kollit të Voskopojës, ku thuhet se hajati i saj, është pikturuar nga ikonografët Kostandin dheAthanas Zografi, më 28 Gusht 1750. Kisha vetë, është një ndër monumentet tona më të vyera të kulturës dhe artit mesjetar shqiptar, ndërsa seria e pikturave murore që na sjell pamjet e Apokalipsit të Joanit,apo gjyqin e fundit të mëkatarëve dhe fundin e botës sonë, është unikale në artin tonë ikonografik; kjo temë nuk është trajtuar nga asnjë piktor tjetër shqiptar. Pas tabllove të llahtarshme, që pasqyrojnë Ballkanin e robëruar nga osmanët, fshihet ideja e mbretërisë qiellore, ideja e shpresës për një Shqipëri dhe Ballkan të lirë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
26 Nëntor 1272, korrupsion i francezëve në Durrës
-
26 Nëntor 1880, shkëputet nga trungu shqiptar qyteti i Ulqinit
-
26 Nëntor 1898, shqiptarët i kërkojnë Sulltanit hapjen e kurseve të gjuhës shqipe
-
26 Nëntor 1912, ngrihet Flamuri i Pavarësisë në Tiranë
-
26 Nëntor 1929, miratohet Rregullorja e Administratës së Qarqeve për pyjet e kullotat