Ekrani shqiptar, sot kremton përvjetorin e lindjes së njërit prej pionerëve të kinematografisë sonë, regjizorit dhe skenografit të shquar, Hysen Hakani. Lindi në Berat më 28 Korrik 1932. Pas përfundimit të Liceut Artistik, “Jordan Misja” për aktor, vazhdoi studimet e larta për regji filmi, në Fakultetin e Filmit “FAMU” në Pragë të Çekisë. Si temë diplome, xhiroi filmin e parë artistik shqiptar me metrazh të shkurtër, “Fëmijët e saj”, ku ka përgatitur dhe skenarin e tij. Pra, ai është dhe autor i skenarit të parë të filmit artistik shqiptar. Në bibliografinë krijuese, të Hysen Hakanit, numërohen 11 filma artistikë, 10 filma kronikal dhe dokumentar dhe skenarët e 5 filmave.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Mars 1851, u luajt për herë të parë opera “Rigoleto”
-
11 Mars 1911, doli në Bullgari numri i parë i gazetës “Liri e Shqipërisë”
-
11 Mars 1920, repartet ushtarake Franceze i dorëzuan Shkodrën forcës kombëtare Shqiptare
-
11 Mars 1923, u mbajt në Korçë demostrata e bukës
-
11 Mars 1933, lindi aktori shqiptar Vangjel Heba