28 Nëntor 1445, Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë

Skënderbeu

Në prani të bujarëve shqiptarë dhe të popullit të Krujës, më 28 Nëntor 1445 Gjergj Kastriot Skënderbeu, ngriti flamurin kuq e zi me shkabën dykrenare dhe u shpall zot i principatës së lirë dhe të pavarur të Kastriotëve. Skënderbeu iu drejtua popullit të mbledhur në kështjellën legjendare të Krujës me fjalët: “Lirinë nuk ua solla unë, po e gjeta këtu në mesin tuaj…armët nuk ua ngjesha unë, po u gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo, në kraharor, në ballë, në shpatë dhe në ushta”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply