Në Ranxë-Bushat të Shkodrës, më 28 Qershor 1942, u lind gazetarja dhe botuesja, Luçie Doçi. Mësimet e para, i mori në fshatin e lindjes dhe në Bushat, ndërsa Teknikumin për veterinari, e përfundoi në Shkodër. Gjatë viteve 1973-1977, ndoqi me korespondencë studimet e larta për gjuhë letërsi shqipe. Filloi të botojë, që në bangat e shkollës. Në vitin 1968, u emërua redaktore në gazetën “Zëri i rinisë” dhe më pas, në Ndërmarrjen e Botimit “8 Nëntori” dhe në gazetën “Bashkimi”. Në vitin 1993, ngriti dhe drejtoi shtëpinë botuese “Rozafa”. Në bibflografinë e saj, numërohen qindra artikuj, reportazhe, përshkrime si dhe 3 vëllime publicistike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Janar 1913, lindi patrioti arbëresh Domenik Mauri
-
13 Janar 1871, lindi Mihal Grameno
-
13 Janar 1897, u botua në Sofje almanaku i parë shqiptar “Dritrrëfenjësi shqip”
-
13 Janar 1920, anglezi Tomas Uinkop botoi dramën “Skënderbeu ose dashuria për liri”
-
13 Janar 1934, u shua gjinekologu i parë shqiptar, Sotir Bilbili